Top Albania Radio promovon muzikën më të zgjedhur shqiptare dhe të huaj, me edicionet informative dhe një larmi programesh kulturore
Fr 17.05.2024
108 episodes
Selected by
Përzgjedhur nga Dee Jay-it e Top Albania Radios, mbrëmja e të dielës është e gjitha për t’u shijiuar. Java mbyllet me muzikë të mirë dhe përzgjidhet nga DJ resident të Top Albania Radio.
Mo 13.05.2024
100 episodes
A•Live•Night
Ledion Liço rikthehet me skuadrën e tij të Top Awards 2016 duke sjellë emisionin më të ri "A Live Night". Ky show është një seri dokumentarësh muzikorë me artistët më të rëndësishëm të 20 viteve të fundit të cilët këndojnë Live hitet e tyre më të dashura si edhe tregojnë për herë të parë çdo gjë të jetës profesionale dhe asaj personale. Një prodhim origjinal i Top Channel, Top Albania Radio dhe Top Music Awards.
Mi 21.06.2023
100 episodes
Back to the Beginning | Top Albania Radio
Kozeta Kurti rikthehet pas 13 vjetësh në Top Albania Radio, ndonëse nuk është shkëputur asnjë periudhë nga kontakti me dëgjuesit, në disa frekuenca të rëndësishme në vend. A komunikojmë më, apo kemi harruar të flasim? A kemi nevojë t’i rrëfehemi a t’i besojmë dikujt? A e kanë humbur rëndësinë gjërat e vogla të jetës sonë, përmes të cilave kemi gjetur lumturi të mëdha? Rrëfime të thjeshta nga ata që s’marrin kurrë vëmendje, si dhe grimca kujtimesh nga yjet e viteve 2000, të cilët u shndërruan në modelet e...
Fr 10.05.2024
18 episodes
Hip Hop On Top
Hip Hop at it’s best. Top Albania Radio ka një traditë të transmetimit të Hip Hop-it që në fillimin e saj, atëhere kur kjo rrymë konsiderohej nga kritikët si denigrim i muzikës. Ky program sjell më të mirat e rrap-it të pa censuruara, dje dhe sot, duke zgjuar nostalgji dhe duke ju prezantuar hitet që do trondisin bokset e makinës tuaj, të miksuara nga Dj më e re por më energjike në TAR, Ankloe. Dekadat e kanë ndryshuar shumë muzikën e cila në shqipëri u bë popullore në kohën e 2Pac dhe Notorious B.I.G., ...
Mo 13.05.2024
100 episodes
Wake Up
Mëngjesi në Top Albania Radio fillon me “Wake Up”. Programi i njëkohshëm radio-televiziv i Top Channel e Top Albania Radio, në thelb ka përcjelljen e informacionit më të nevojshëm për mëngjesin. Programi nis analizat mbi lajmet e pritshme gjatë ditës, këmbimin valutor e parashikimin e motit. “Wake Up” vjen e thellohet me bisedat e mëngjesit me të ftuarit në studio. Bisedat janë përqëndrimi i mendimit e analizës apo i informacionit mbi gjithçka duke nisur nga politika, jeta e përditshme urbane e deri tek ...
Fr 17.05.2024
108 episodes
Sot Nuk Është e Hënë
Një nga personalitetet më të respektuar të radios rikthehet pas shumë vitesh për herë të parë në Top Albania Radio. Java në Top Albania Radio nis me programin më provokues të këtij sezoni, një program që siç e thotë promo ‘Nuk të prish’ kur (thuajse) çdo gjë është gërryer shoqërinë së brëndshmi. Skenaristi, publicisti dhe aktivisti Koloreto Cukali, nuk ka qime në gjuhë dhe nuk kursen askënd. Më sarkazmën e tij të hollë do të goditet aktualiteti dhe protagonistët e tij, duke i shtuar pak kripë radios dhe ...
Di 14.05.2024
101 episodes
News – Ngjarjet Kryesore
Zhvillimet kryesore të ditës nga vendi, rajoni dhe bota i gjeni të pasqyruara në edicionet informative të lajmeve në Top Albania Radio. Në këtë hapësirë pasqyrohen lajme dhe ngjarje në kohë reale të përpiluara e përcjella pa anshmëri dhe me objektivitet. Informimi real e profesional është misioni i Top Albania Radios.
Fr 17.05.2024
103 episodes
House Classics
Kaloni 60 minuta me klasiket e muzikës House, nga SAIX. Në një kohë kur muzika elektronike është bërë mainstream, house i viteve 80 – 90 – 00 tingëllon si Evergreen. Një nga shtyllat e postproduksionit në Top Albania Radio, DJ dhe Producer – SAIX sjell çdo të shtunë një buqetë me hitet klasike te House, ato që ju kujtojnë kohët më pak të ndërlikuara dhe që frymëzojnë brezat për krijimtari origjinale në vend të ripaketimit.
Mo 13.05.2024
95 episodes
House Nation
Programi legjendë i muzikës elektronike rikthehet në Top Albania Radio me Dj që bëri historinë 20 vjeçare, Dori Dj. Bëhuni gati për Party-n më shpërthyese ku nuk keni nevojë për biletë, vjen aty ku jeni. Mesdita e shndërrron Top Albania Radion në një klub të vërtetë ku e ftuar janë të gjithë që arrijnë radion në valët e saj tokësore, digjitale apo online. Me tendencat më elektronike, të reja të rrymave elektronike si edhe kryeveprat e DEFECTED dhe tracks-et që do të kthehen në kolonën zanore të diskoteka...